Flash News

E-TJERA

PD kërkon shkarkimin e Begajt, reagon presidenca: Parlamenti të hetojë pretendimet e opozitës

PD kërkon shkarkimin e Begajt, reagon presidenca: Parlamenti të

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar sot në lidhje me nismën e ndërmarrë nga Partia Demokratike për fillimin e procedurës parlamentare për shkarkimin e tij nga detyra.

Në një deklaratë zyrtare, Presidenca ka theksuar se kreu i shtetit nuk komenton nisma politike të asnjë pale, duke respektuar neutralitetin që i imponon funksioni i tij kushtetues.
Presidenti ka nënvizuar se procedura për shkarkimin e Presidentit është një instrument kushtetues në dorën e Parlamentit, i cili është i lirë dhe sovran ta ushtrojë sa herë që e gjykon të përligjur.  

"Presidenti i Republikës nuk komenton nismat politike të asnjerës palë, sepse një gjë e tillë nuk përputhet me neutralitetin e funksionit të lartë kushtetuese. Ai ka zgjedhur të ushtrojë mandatin presidencial, i pa ndikuar në asnjë rrethanë nga sulmet për interesa politike, apo nga fabrikimi i të pavërtetave për konsum publik.

Presidenti i Republikës respekton të gjitha institucionet e tjera kushtetuese, edhe kur ato marrin pozicione të kundërta me pozicionet që mban Presidenti i Republikës në ushtrim të detyrës së tij kushtetuese.

Procedura për shkarkimin e Presidentit të Republikës nga detyra është instrument kushtetues i Parlamentit. Parlamenti është i lirë dhe sovran ta ushtrojë sa herë që e gjykon të përligjur.

 Presidenti i Republikës ndjehet i obliguar t’i përgjigjet parlamentit me gjithë seriozitetin dhe ndershmërinë që imponon kjo procedurë.

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka promovuar sot nismën e tij duke publikuar pretendime rreth fakteve që nuk janë të vërteta.

 Presidenti i Republikës pret që Parlamenti të hetojë rreth tyre me profesionalizëm dhe transparencë të plotë. Kjo nuk duhet bërë si obligim ndaj postit të lartë të Kreut të Shtetit por si detyrim ndaj të vërtetës dhe  interesit të publikut", thuhet në reagimin e presidentit. 

 

Të fundit