Flash News

E-TJERA

PD kërkon zgjatjen e afateve për ‘Sterilizimin’, Vokshi: Nuk respektohet rregullorja, ruani hallin e Ramës

PD kërkon zgjatjen e afateve për ‘Sterilizimin’, Vokshi:

Komisioni Hetimor për Koncesionet e Sterilizimit dhe Check Up në Shëndetësi përfundon afatin, por opozita ka kërkuar zgjatjen me 2-3 javë.

Kryetarja e komisionit, Albana Vokshi është shprehur se komisioni nuk mbyllet pa u pyetur kryeministri Rama. Ajo akuzoi PS-në se p tenton t’i bëhet mburojë hallit të Ramës, duke shkelur Kushtetutën.

“Zbatoni rregulloren, Kushtetutën, ligjin për Komisionet Hetimore. Të shtyhet me 2-3 javë afati për Komisionin, lista e dëshmitarëve e paezauruar. Të bëjmë transparencë për koncesionet kriminale, abuzive, hajdutët e parave, vjedhësit. Të jetë edhe Edi Rama në këtë komision. Ky komision nuk mund të mbyllet pa dëshminë e kryeministrit Edi Rama. A do e bëjmë së bashku këtë Komision apo do e bëni me hanin me dy porta të Surrelit dhe do ruani hallin e Edi Ramës. Nuk po respektohet rregullorja, nuk janë respektuar dhe njoftuar oraret”, deklaroi Vokshi.

Të fundit