Flash News

E-TJERA

PD kundërshtoi prerë mbledhjet online të komisioneve, Konferenca e Kryetarëve miraton propozimin e PS për pjesëmarrje fizike

PD kundërshtoi prerë mbledhjet online të komisioneve, Konferenca

Konferenca e Kryetarëve ka miratuar propozimin e PS që Komisionet Parlamentare të zhvillohen me prani fizike të dëpuetëve. Gjithashtu vendosi që deputetët duhet të jenë të vaksinuar ose të pajisur me testin negativ të Covid-19.

"Zhvillimin e mbledhjeve te komisioneve te perhershme te Kuvendit duke respektuar distancimin fizik te deputeteve dhe masat e tjera mbrojtese per parandalimin e perhapjes se infeksionit te shkaktuar nga COVID-19.

Per te marre pjese ne mbledhjet e komisioneve deputeti dorezon prane sekretarise se komisionit certifikaten e vaksinimit ose testin PCR negativ te kryer jo me vone se 48 ore perpara fillimit te mbledhjes", thuhet në vendim.

Fillimisht Konferenca e Kryetarëve vendosi që mbledhjet të zhvillohen online për shkak të pandemisë, përveç atyre që do të konsideroheshin të rëndësishme.

Ky vendim u kundërshtua nga opozita, me argumentin se dëmton transparencën dhe se janë shumë të rëndësishme. Deputetët e PD dhe LSI shkruan në Kryesinë e Kuvendit gjatë javës që lamë pas dhe pse socialistët e zhvillonin mbledhjen online.

Nuk munguan as debatet, mos dhënia e fjalës për deputetët e opozitës dhe dështimi i mbledhjeve. PD tha prerë se nuk do të ndryshojë qëndrim, gjë që solli tërheqjen e PS.

Kjo e fundit bëri me dije disa ditë më parë që do t'i propozonte Konferencës së Kryetarëve që mbledhjet të zhvilloheshin në sallë, me kushtet që u miratuan sot.

Të fundit