
Flash News
“Aplikoi për vilën e pestë në bashki”, kunati i Lulzim Bashës padit për shpifje Erion Veliajn
Bilanci i Urgjencës Kombëtare: Gjatë 2020-ës, më shumë të vdekur nga aksidentet rrugore sesa nga luftërat
Fitorja e Faktoje.al, triumf i medias dhe gjykatave
641 raste të reja nga Covid-19 në Shqipëri, ulet numri i viktimave në 24 orët e fundit
Projekti Vlorë-Orikum, Meta letër ministres Denaj: Zhblloko fondet e investimeve
PD-LSI i ankohen Venecias: Mazhoranca kërkon të vjedhë dhe deformojë zgjedhjet
Debati për reformën zgjedhore është rihapur për shkak të takimeve që Komisioni i Venecias dhe ODIHR kanë zhvilluar përgjatë dy ditëve me aktorët kryesore politike në vend. Shqetësimi kryesor që opozita i ka përcjellë ekspertëve të Venecias në lidhje me ndryshimet e 5 tetorit është formula e koalicioneve, e cila sipas ekspertit të zgjedhjeve në PD, Oerd Bylykbashi, u ndryshua në mënyrë të njëanshme për të favorizuar mazhorancën.
Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, Komisionit të Venecias, si shqetësim kryesor i kanë përcjell rrëzimin nga ana e PS-së të marrëveshjes së 5 qershorit dhe ndryshimin e formulës së koalicioneve.
Në takimin online që Komisioni i Venecias dhe ODIHR kanë zhvilluar përgjatë dy ditëve me aktorët kryesorë politik në vend, opozita jashtë parlamentare ka theksuar se mazhoranca po kërkon me instrumenta të jashtëligjshëm të ndikojë në rezultat.
“Përpjekja e PS për të ndryshuar mekanizmin e mbledhjes së votave nëpërmjet partive apo koalicioneve dhe këto vota ti kthehen në mandate me qëllimin e vetëm që të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve parlamentare në mënyrë të njëanshme.”
Debati për reformën zgjedhore ishte shuar, por ish -deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, këmbëngul se sido që të jetë opinion final i Venecias, rekomandimet e tij duhen reflektuar në ligjin zgjedhor.
Koha sipas tij është e mjaftueshme.
“Rekomandimet e Komisioni te Venecias dhe të ODIHR se do të jetë një opinion i përbashkët janë 100% të zbatueshme brenda afatit të kodit zgjedhor për regjistrimin e subjekteve.
Por reforma zgjedhore që në nisje të saj u konceptua më e gjerë se ndryshimi i kodit elektoral dhe marrëveshja e 5 qershorit përfshin ndryshimin e 7 ligjeve që në këndvështrimin e opozitës garantojnë mekanizmat kundër korrupsionit zgjedhor.
Sot ligji i parë u rrëzua nga ana e mazhorancës, ndërsa disa të tjerë ende nuk janë diskutuar.
“Nëse parlamenti do të bllokojë këto ndryshime do të kemi së pari shkeljen e marrëveshjes se 5 qershorit, do të kemi zhbërjen e konsensusit për instrumenta të tjera që godasin krimin zgjedhor dhe se treti tregon qartazi që mazhoranca kërkon përsëri që atë që do të bëjë në datë 25 prill duke angazhuar serish kriminelët të mos jetë e ndëshkueshme nga prokuroria, duke i lidhur duart prokurorisë.”
Gjatë sesionit online me ODIHR dhe Komisionin e Venecias, krahas ekspertëve dhe ish-deputetëve të PD-së dhe LSI-së, mori pjesë edhe vetë kryetari i opozitës Lulzim Basha. Ora News
Ditari politik









Të fundit



Cili është pozicioni i shenjës suaj të horoskopit për muajin janar sipas Meri Shehut
15 Janar 2021, 18:49



Fitorja e Faktoje.al, triumf i medias dhe gjykatave
15 Janar 2021, 17:39
Covid-i ndikoi në distancimin e Meghan Markle e Princit Harry me familjen mbretërore
15 Janar 2021, 17:38




Projekti Vlorë-Orikum, Meta letër ministres Denaj: Zhblloko fondet e investimeve
15 Janar 2021, 16:48

Denoncimi në komisariatin e Kamzës: Një vajzë merret me dhunë në makinë
15 Janar 2021, 16:24

11 trendet e modës për vitin 2021 që në fakt i keni në dollapin tuaj
15 Janar 2021, 16:07
Në 5-vjetorin e humbjes së bashkëshortit, Celine Dion e përkujton me fjalët prekëse
15 Janar 2021, 15:47
Arsyeja e fortë që Arana Osmani nuk ka postuar foto gjatë shtatzënisë
15 Janar 2021, 15:29
Kris Jenner hedh në gjyq vajzën që "shpiku" tradhtinë e Kanye West me Jeffree Star
15 Janar 2021, 15:01

Skandali me fondet për fëmijët, dorëhiqet qeveria holandeze
15 Janar 2021, 14:52
I humbur prej ditësh, i moshuari gjendet i pajetë në ujërat e liqenit Fierzës
15 Janar 2021, 14:45