Flash News

Ditari i Opozitës

PD mbështet protestën e gazetarëve, Vokshi: Korrupsioni i Ramës nuk mbulohet me ndëshkimin e tyre

PD mbështet protestën e gazetarëve, Vokshi: Korrupsioni i

Gazetarët do të protestojnë sot para Kryeministrisë, pas masave dhe sulmeve që kryeministri Edi Rama ka ndërmarrë kohët e fundit ndaj gazetarëve.

Partia Demokratike ka shprehur mbështetje për protestën e gazetarëve, duke i bërë thirrje të gjithëve të sensibilizohen. Ishte deputetja demokrate Albana Vokshi e cila e njoftoi në një deklaratë për mediat.

Vokshi tha se janë me dhjetëra rastet kur Edi Rama ka sulmuar gazetarët dhe se korrupsioni i qeverisë nuk mund të mbulohet me ndëshkimin ndaj tyre.

“Sot pasdite në orën 19:00 komuniteti i gazetarëve ka thirrur një protestë para km në mbrojtje jo vetëm të kolegut, por edhe të së drejtës së ushtrimit të profesionit të gazetarit. PD shpreh mbështetje të plotë për këtë protestë , por iu bën thirrje të gjithë qytetarëve të solidarizohen dhe t’i bashkohen këtij tubimi. Protesta bëhet jo vetëm për censurimin e gazetarit Klevi Muka, por jo vetëm këtë rast. Ambrozia Meta është një tjetër gazetare e dënuar me riedukim nga kryeministri që nuk e duron dot fjalën e lirë. Janë me dhjetëra raste gazetarët e sulmuar nga Rama. Korrupsioni i qeverisë së Edi Ramës nuk mund të mbulohet dot me ndëshkimin që i bën gazetarëve. Është fakt se Olta Xhaçka ka skelur kushtetutën.

SPAK nuk duhet të mbyllë sytë dhe veshët, por ta hetojë këtë aferë. Olta Xhaçka përdori kunatën e vet për të përfituar para publike me ndihmën e Edi Ramës. Të gjitha këto fakte janë zbuluar, po zbulohen dhe ne inkurajojmë që të zbulohen. Aktet e Edi Ramës kundër gazetarëve kanë për qëllim mbylljen e gojës së medias për të mos folur për korrupsionin e qeverisë. Kur një gazetar, liria e fjalës janë në rrezik, Shqipëria është në rrezik. Qytetarë dilni në protestë sot, çdo ditë, në datën 7 korrik, Shqipëria është në rrezik”, deklaroi Vokshi.

 

Të fundit