All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

PD mbledh Kryesinë në 15 korrik, mesazhi me katër pika i Bardhit për demokratët

All - Paragraf - 1

PD mbledh Kryesinë në 15 korrik, mesazhi me katër pika i Bardhit

Partia Demokratike do të mbledhë të enjten në 15 korrik Kryesinë.

All - Paragraf - 3

Në këtë mbledhje, sipas mesazhit të Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazmend Bardhi për demokratët në rend dite do jete shqyrtimi i analizës së masakrës zgjedhore të 25 Prillit për fazën e parë, do miratohen Komisionet e votimit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar, shqyrtimi i ndryshimeve në Statutin e Partisë Demokratike, ndërsa Basha do të njoftojë listën me emrat për Këshillin Kombëtar që do votohen në 17 korrik.

Po ashtu, të mërkurën do zhvillohet mbledhja e Komisionit të Përhershëm Statutor për propozimet.

Mesazhi i Bardhit:

Të nderuar anëtarë të Kryesisë,
Ditën e enjte, datë 15.07.2021, ora 18:00 do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë, me këtë rend dite:
1. Shqyrtimi i përmbledhjes së analizës së masakrës zgjedhore të 25 Prillit, për fazën e parë të saj.

2. Shqyrtimi i ndryshimeve në Statutin e Partisë Demokratike që do ti propozohen për miratim Kuvendit Kombëtar të Partisë, në mbledhjen e tij të datës 17 Korrik 2021.
3. Miratimi i urdhrit për ngritjen e Komisioneve të Votimit dhe Numërimit për zgjedhjet e anëtarëve të Këshillit Kombëtar në mbledhjen e datës 17 Korrik 2021 të Kuvendit Kombëtar.

4. Njoftimi nga Kryetari i Partisë i listës që do të propozojë për votim për kandidatët për anëtar të Këshillit Kombëtar.
Të mërkurën, datë 14.07.2021, orën 11:00, do të zhvillohet mbledhja e Komisionit të Përhershëm Statutor, për të shprehur mendimin e tij për propozimet që do të vijnë deri të martën, datë 13.07.2021, nga anëtar të Komisionit, anëtar të Kryesisë, Kryetari i Partisë, anëtar të Këshillit Kombëtar, apo strukturat lokale të Partisë.
Duke ju uruar punë të mbarë

Të fundit