Flash News

E-TJERA

"PD më solide", Kikia: 2024, viti i Sali Berishës

"PD më solide", Kikia: 2024, viti i Sali Berishës

Analisti Mentor Kikia mendon se tashmë PD është rikthyer në ring, me logon dhe vulën e saj.

“Ky vit çoi në formalizimin e PD-së, PD u formësua si forcë politike e konsoliduar dhe më e madhe se ajo që ishte para se të merrte vulën. Tani çështja është nëse PD e rikthyer është më e fortë? Unë mendoj se po. Pasi ai grupi, bërthama që përbën forcën manjetike të PD-së që të konsolidohet edhe më fort. Por kjo parti nuk është aq e madhe sa të marrë pushtetin", tha Kikia në News 24. 

"Besoj se është më solide tani, por nuk është më e madhe për të thithur energjitë e njerëzve që mund të mos jenë mbështetës të PS-së, ose nuk mbështesin Edi Ramën për një mandat të 4-t, por nuk e gjejnë veten të përfaqësuar në PD-në e drejtuar nga Sali Berisha. Ky ishte një vit i Sali Berishës, i mbijetoi përjashtimit nga grupi parlamentar dhe ballkonin e shtëpisë ku ishte në arrest, e shndërroi në një podium ku mbante fjalimet”, shtoi ai. 

 

Të fundit