Flash News

E-TJERA

PD nis sot bojkotin e komisioneve, mblidhet grupi parlamentare

PD nis sot bojkotin e komisioneve, mblidhet grupi parlamentare

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike nis sot bojkotin e përkohshëm të punimeve në Kuvend.

PD nuk do të jetë pjesë e Komisioneve Parlamentare. 

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi u ka dërguar deputetëve demokratë mesazh ku theksuar që asnjë deputet të mos bëhet pjesë e komisioneve.

“Nesër, e hënë, datë 10.11.2025, në mbledhjen e Grupit Parlamentar, ora 12:30, NUK duhet të mungojë askush!
Nesër, e hënë, derisa të jetë mbledhur dhe të ketë vendosur grupi parlamentar, ASNJË deputet NUK MERR PJESË në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare. Ky do të jetë një reagim i përkohëshëm i grupit parlamentar nisur nga situata e krijuar në seancën e fundit, derisa Grupi Parlamentar të ketë diskutuar dhe marrë një vendim final. Pra, nesër NUK shkojmë në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare”
, thuhet në mesazhin e Bardhit.

Të fundit