Flash News

E-TJERA

PD nuk dorëzohet, kur do t'i shqyrtojë Kolegji Zgjedhor ankimimet për Durrësin dhe Shkodrën

PD nuk dorëzohet, kur do t'i shqyrtojë Kolegji Zgjedhor ankimimet

Partia Demokratike ka ankimuar në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS për rezultatin zgjedhor të qarqeve Durrës dhe Shkodër, ku opozita kërkon shpalljen e pavlefshmërisë.

Mësohet se Kolegji do të shqyrtojë kërkesën e PD-së për Durrësin më 9 qershor, ora 14:00, ndërsa atë për Shkodrën një ditë më pas.

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve rrëzoi të 9 kërkesat e opozitës për shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në 9 qarqe të vendit, po ashtu PD ka humbur dhe dy betejat e para për ankimimet në Kolegjin Zgjedhor; për Gjirokastrën dhe Vlorën.

Kjo paralajmëron se të njëjtin vendim do të japë dhe për 7 qarqet e tjera që do të ankimojë PD, pasi kërkesat dhe provat janë thuajse të ngjashme. Tani e vetmja hallkë që i ka mbetur Partisë Demokratike është ankimimi në Gjykatën Kushtetuese, gjithsesi nuk dihet nëse do ta marrë këtë veprim apo jo

 

Të fundit