Flash News

E-TJERA

"PD s'ka luftuar komunizmin brenda vetes", Marku nuk i kursen kritikat: Lulzim Basha është i mirë dhe i keq

"PD s'ka luftuar komunizmin brenda vetes", Marku nuk i kursen

Ish-deputeti demokrat Mark Marku ishte i pranishëm në aktivitetin që zhvilloi kryedemokrati Lulzim Basha në Ditën e Rinisë. Marku nuk i kurseu kritikat, duke theksuar se për të PD nuk është inters, por pasion.

Duke iu referuar dhe situatës brenda partisë, Marku u shpreh se PD duhet që të largojë frymën komuniste brenda vetes së saj. Sipas tij, partia që lindi nga lëvizja e dhjetorit duhet ta rimarrë misionin e saj, pasi e ka humbur. Ai shtoi se nuk është vonë për të bërë analiza ose për të hequr dorë nga "budalliqet e natyrës së Partisë së Punës", siç i cilësoi Marku.

“Shoqëria shqiptare nuk e ka kultivuar demokracinë. Dy gjëra kanë ndodhur të tmerrshme në demokraci. PD për vite dhe vazhdon edhe sot, nuk e ka luftuar komunizmin brenda vetes. Dhe sot po vuajmë pasojat. Sot PD që është parti që ne jemi të lidhur, për mua PD është pasion, jo interes.

PD e ka humbur misionin e saj dhe duhet ta rimarrë. Kështu do kem unë interes të vijë në PD, siç mund të kenë të gjithë që duan të bashkojnë kontributet. Nuk është asnjëherë vonë, as për të kërkuar falje, as për të bërë analiza dhe për të ngritur kauza lirie. Duhet që PD t’i lërë budalliqet e natyrës së Partisë së Punës se vjen një njeri si zoti dhe na jep zgjidhje”, tha Marku.

Teksa pati ovacione në sallë, ku thërrisnin emrin e Lulzim Bashës, ish-deputeti u shpreh se kryedemokrati është i mirë dhe i keq po aq sa të gjithë të pranishmit në sallë.

“Lulzim Basha është ai që e kam njohur me të mirat dhe të këqijat, përpara shtatorit. Është i mirë dhe i keq po aq sa jemi dhe ne këtu. Unë mendoj që thelbi është të mendojmë të gjithë… komunistat nuk kemi problem me ta. Me komunizmin brenda nesh kemi punë. Ta largojmë nga vetja dhe pastaj nga PD”, tha Marku.

 

 

Të fundit