Flash News

E-TJERA

PD përgënjeshtron lajmin e medias malazeze: Berisha s’ka marrë financime ruse. Korrigjojeni ose do iu padisim!

PD përgënjeshtron lajmin e medias malazeze: Berisha s’ka

Partia Demokratike përgënjeshtron lajmin e publikuar në median malazeze “Pobjeda”, në një artikull ku pretendohet se Sali Berisha ka marrë financime ruse.

Zyra e shtypit sqaron se “ky është një abuzim i trashë i informacionit dhe mosnjohje e fakteve nga kjo media, në rastin më të keq, të agjendave politike dhe nacionaliste.

Më tej shton se ka qenë ish-kryetari Lulzim Basha, ai që ka përfituar rreth 500 mijë dollarë nga Rusia.

“Z. Berisha nuk ka qenë kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë që nga viti 2013, kur dha dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare, dhe është rizgjedhur në këtë post vetëm më 22 maj të vitit 2022.

Së dyti, ‘dosja e financimeve ruse’, ku përmenden lidhje të ndryshme politike të Rusisë në Ballkan, ndër to edhe PD, në zgjedhjet e vitit 2017, kohë në të cilën ka qenë kryetar z. Lulzim Basha, ka marrë një përgjigje shteruese në gjykatat shqiptare”, thuhet në reagimin e PD.

Kjo e fundit i kërkon “Pobjeda” të korrigjojë lajmin, në të kundërt paralajmëron se do ta padisë. Kujtojmë se PD ka ngritur një Komision Auditi të brendshëm për të bërë transparencë finale lidhur me rastin e ‘financimeve ruse’.

 

Të fundit