Flash News

E-TJERA

PD po shuhet? Topit: Absolutisht po. Sigla e Partisë Demokratike duhet të arkivohet

PD po shuhet? Topit: Absolutisht po. Sigla e Partisë Demokratike duhet

Ish-presidenti Bamir Topi ka komentuar situatën në PD, duke u shpreh se partia me e madhe e opozitës nuk prodhon më shpresë. I pyetur nëse PD do të ketë fatin e partive opozitare në lindje që u shuan, Topi e pohoi.

Ky i fundit shtoi se sigla e Partisë Demokratike duhet të arkivohet. Duke theksuar rolin e rëndësishëm të opozitës në një shtet, ish-presidenti shtoi se në Shqipëri nuk po ofron asgjë. Topi tha për "Dekalog" se të gjithë duhet të punojnë për rrotacionin.

Ju jeni duke thënë se Partia Demokratike do pësojë fatin e atyre partive opozitare në Lindje që u shuan?

Topi: Aboslutisht po. Pse është herezi ta them? Duhet të vlerësohet historia me të mirat dhe të këqiat. Duhet të arkivohet historia. Duhet të arkivohet sigla e PD. Dhe duhet të punojnë të gjithë për të krijuar mundësinë e rrotacionit në Shqipëri. Nuk flasim fare për qeverinë që në vend të flasin për atë flasim për opozitë. Pra sigla e PD duhet të arkivohet. Siç ka thënë Henri Kissinger për të parë politikën e një vendi nuk duhet të shikohet qeveria, por opozita. Problemi është se opozita në Shqipëri nuk ofron asgjë.

Zoti Topi ju po thoni se PD shuhet?

Topi: Mendimi im është që sigla dhe historia e Partisë Demokratike duhet të arkivohet. Të gjitha kapacitetet e mundshme të mos niset të krijojë kauza nga individi por individët duhet të të jenë në funksion të kauzave. Një e djathtë që ka dështuar totalisht në elementë substancialë në programin e vet mjafton tu them çështjen e pronës.

Të fundit