Flash News

E-TJERA

PD pretendon për 'masakër elektorale', KAS nis sot shqyrtimin e dosjeve

PD pretendon për 'masakër elektorale', KAS nis sot
Dosjet ankimore të depozituara nga PD

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve do të nisë sot shqyrtimin e dosjeve  ankimore të Partisë Demokratike që lidhen me zgjedhjet e 25 prillit. PD kërkon shpalljen të pavlefshëm të rezultatit zgjedhor në 9 qarqe të vendit, ripërsëritjen e procesit.

Opozita e ka cilësuar procesin zgjedhor të 25 prillit, një masakër elektorale të kryer nga Rama-Doshi-Rakipi. Përfaqësuesit juridikë të selisë blu kanë thënë se në KAS, janë depozituar qindra prova dhe fakte që dëshmojnë tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve.

Materialet e depozituara, sipas PD, janë prova se si janë përdorur të dhënat personale të qytetarëve, administrata shtetërore, krimi, etj, për të marrë sa më shumë vota.

Të fundit