Flash News

E-TJERA

PD publikon fotot: Radhë e gjatë në spitalin rajonal, qeveria i ka braktisur qytetarët

PD publikon fotot: Radhë e gjatë në spitalin rajonal, qeveria i

Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia ka denoncuar radhën e krijuar në spitalin e Shkodrës, ndërsa shkruan se kjo situatë vjen nga mungesa e strategjisë dhe keqmenaxhimi i autoriteteve.

Përmes disa fotove të postuara në Facebook, që tregojnë situatën, Spahia shkruan se qytetarët janë lënë të vetëm në përballjen me pandeminë.

Postimi i plotë:

Po ndodh në Shkodër: fluks qytetarësh para spitalit rajonal që presin për vizitë. Mbingarkesa që u është lënë në kurriz mjekëve nga mungesa e strategjisë dhe keqmenaxhimi prej autoriteteve bën që ky proces pritjeje të sjellë përhapje të virusit Covid-19. Qytetarët dhe mjekët janë lënë të vetëm në përballjen me virusin. Si në asnjë vend në botë, qeveria i ka braktisur qytetarët dhe mjekët në periudhë kritike fluksi infektimesh! #Turp

PD publikon fotot: Radhë e gjatë në spitalin rajonal, qeveria i

Të fundit