Flash News

Ditari i Opozitës

PD sërish thirrje Prokurorisë dhe SPAK: Hetoni urgjent fshehjen e numrit të viktimave nga Covid-19, qeveria po manipulon provat

PD sërish thirrje Prokurorisë dhe SPAK: Hetoni urgjent fshehjen e

Partia Demokratike i ka bërë sërish thirrje Prokurorisë dhe SPAK që të hetojë sa më shpejt numrin e viktimave nga koronavirusi dhe të mos lejojnë zhdukjen e provave.

Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia, tha në një deklaratë për media se heshtja 48 orëshe e Prokurorisë shton dyshimet se qeveria po bën gjithçka për të manipuluar të vërtetën.

Ndër të tjera, Spahia tha se kjo është përpjekje e turpshme e kryeministrit Rama për t’u fshehur pas punës heroike të mjekëve dhe infermierëve shqptarë.

Deklarata e plotë:

Që nga dita e enjte, kur kryetari i Partisë Demokratike denoncoi në emisionin Opinion shifrat e vërteta të vdekjeve nga COVID, Prokuroria nuk ka njoftuar asnjë veprim nga ana e saj.

Numri i vdekjeve nga COVID, sipas dokumentacionit që bëri publik z. Basha është shumë më i lartë se ai i bërë publik nga qeveria në komunikatat e përditshme.

Fshehja e numrit të vdekjeve dhe dhënia e informacioneve të rreme për publikun nga ana e intitucioneve shtetërore është kriminale dhe duhet të hetohet.

Qytetarët presin nga prokuroria të mos heshtë. Heshtja 48 orëshe e Prokurorisë shton dyshimet se qeveria po bën gjithçka për të manipuluar të vërtetën.

I bëjmë thirrje edhe një herë Prokurorisë dhe SPAK që të mos rrinë duarkryq dhe të lejojnë zhdukjen e provave, por të nisin urgjentisht hetimin.

Kjo është e vetmja mënyrë që e vërteta të mos fshihet, të bëhet publike për qytetarët dhe përgjegjësit të japin llogari përpara ligjit.

Është e turpshme përpjekja e Edi Ramës për t’ju shmangur përgjegjësisë për dështimin katastrofik me pandeminë, si dhe për t’u fshehur pas punës heroike të mjekëve dhe infermierëve shqiptarë.

Partia Demokratike cmon lart punën dhe sakrificat që po bëjnë mjekët dhe infermierët gjatë kësaj pandemie të tmerrshme, dhe dënon përpjekjet e Edi Ramës për të keqpërdorur politikisht kontributin e tyre të jashtëzakonshëm me qëllimin e ulët të fshehjes së të vërtetës për dështimin e tij.

Të fundit