Flash News

E-TJERA

PE ‘shuplakë’ Ramës: Jemi të alarmuar për zgjedhjet, korrupsionin dhe ndërhyrjet në drejtësi

PE ‘shuplakë’ Ramës: Jemi të alarmuar për

Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian miratoi sot raportin vjetor për Shqipërinë, duke ngritur alarmin për zgjedhjet në vendin tonë. Por jo vetëm kaq, në rezolutën e tyre ata shprehin shqetësim për korrupsionin, krimin, ndërhyrjet politike në drejtësi dhe mungesën e pavarësisë së medias. Më poshtë njoftimi zyrtar për miratimin e raportit:

Eurodeputetët theksojnë konsensusin e gjerë politik dhe mbështetjen e fortë publike që ekziston në Shqipëri për anëtarësimin në BE, së bashku me përputhjen e plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, në një raport të miratuar nga Komisioni për Punët e Jashtme me 57 vota pro, 11 kundër dhe 6 abstenime.

Nevojë urgjente për thellimin e reformave

Duke përshëndetur synimin e Shqipërisë për të përfunduar negociatat e anëtarësimit deri në vitin 2027 dhe progresin e bërë deri tani, eurodeputetët theksojnë nevojën urgjente për intensifikimin e reformave. Prioritetet kryesore përfshijnë forcimin e pavarësisë së gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe mbrojtjen e të drejtave themelore. Forcimi i pluralizmit dhe transparencës në media mbetet thelbësor për ndërtimin e besimit publik.

Dialogu politik dhe luftimi i ndërhyrjeve të huaja

Raporti vëren polarizimin e vazhdueshëm politik të shoqëruar me retorikë përçarëse dhe bën thirrje për një dialog politik më konstruktiv e gjithëpërfshirës. Eurodeputetët shprehin shqetësim serioz për ndikimin e huaj dashakeq, veçanërisht nga burime të lidhura me Kremlinin, që kërcënojnë institucionet demokratike të Shqipërisë dhe ambiciet për anëtarësim në BE. Ata kërkojnë më shumë qëndrueshmëri institucionale ndaj abuzimeve me financimin politik, manipulimit mediatik dhe kërcënimeve kibernetike.

Mbështetje përmes nismave të BE-së

Eurodeputetët përshëndesin Mekanizmin e ri për Reforma dhe Zhvillim prej 922 milionë eurosh të dedikuar për Ballkanin Perëndimor, i cili do të mbështesë Agjendën e Reformave të Shqipërisë sapo të përmbushen kushtet. Hapja e zyrës së Parlamentit Europian në Tiranë shihet si një hap i rëndësishëm për forcimin e lidhjeve midis BE-së, institucioneve vendore dhe partnerëve të shoqërisë civile nga mbarë rajoni i Ballkanit Perëndimor.

Procesi zgjedhor dhe reformat në drejtësi

Raporti reflekton mbi zgjedhjet parlamentare të majit 2025, duke i përshkruar si konkurruese, por të zhvilluara në një ambient  thellësisht të polarizuar, me shqetësime për përdorimin e burimeve administrative. Eurodeputetët u bëjnë thirrje partive politike shqiptare të angazhohen për reforma zgjedhore gjithëpërfshirëse, në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias.

Përparimi i bërë në reformën në drejtësi dhe hetimet për korrupsion të nivelit të lartë përshëndeten, megjithëse ndërhyrjet politike mbeten sfidë. Eurodeputetët kërkojnë përpjekje të vazhdueshme për të mbrojtur pavarësinë e gjyqësorit dhe për të rritur llogaridhënien.

Të fundit