Flash News

E-TJERA

Pedagogët letër të hapur presidentit dhe ambasadave të huaja: Rama të ndalojë intimidimin!

Pedagogët letër të hapur presidentit dhe ambasadave të

Pedagogët iu janë drejtuar me një letër të hapur ambasadës së SHBA, Britanisë dhe BE-së në vendin tonë, duke i informuar lidhur me protestën e tyre.

Ata kanë vënë theksin te boshatisja e auditorëve nga largimi masiv i të rinjve nga vendi. Qeveria është përpjekur t’i konsiderojë politike, me qëllim për t’i lënë të pazgjidhura këto kërkesa, sipas kreut të sindikatës së pedagogëve, Sandër Kovaçit.

“Letër e hapur drejtuar Presidentit, Kryetares së Kuvendit, Kryeministrit, për dijeni Ambasadës Amerikane, Ambasadës së Britanisë dhe shteteve të BE në vendin tonë.

Prej më se dy javësh trupa akademike ka filluar protesta. Gjykojmë se mungesa e mbështetjes ka ndikuar në largimin e rinisë së vendit, është larguar një pjesë e stafit akademik. Boshatisja e auditorëve është çështje e njohur tashmë.

Qeveria është përpjekur t’i konsiderojë politike, me qëllim për t’i lënë të pazgjidhura këto kërkesa. Çdo kërkesë e paraqitur ka si synim rritjen e cilësisë së arsimit, frenimin e largimit të rinisë.

Me anë të kësaj letre të hapur, synojmë t’iu informojmë duke kërkuar mbështetje për situatën aktuale. Rama të ndalojë intimidimin dhe të trajtoje me seriozitet kërkesa. Të plotësohen kërkesat për të marrë fund bojkoti dhe të rinisë mësimdhënia”, tha Kovaçi.

Të fundit