Flash News

E-TJERA

Pedagogët njoftojnë protestën e radhës, flasin për intimidime: Ka pasur telefonata

Pedagogët njoftojnë protestën e radhës, flasin për

Pedagogët kanë njoftuar protestën e radhës, e cila do të zhvillohet në datën 14 tetor në orën 11:00 përpara universitetit të Arteve. Në një prononcim për mediat, kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sander Kovaçi ftoi të gjithë pedagogët t’i bashkohen protestës.

Ai theksoi se pedagogët refuzojnë rritjen me 7% të pagës së tyre, vendim që e mori qeveria, pasi u njoftua përshkallëzim i protestës. Kreu i Sindikatës u shpreh se qendron vendimi që në datën 17 tetor nuk do të hyjne në auditore.

“Qeveria ka edhe një javë kohë, prandaj është protesta e datës 14, që të nxjerrim një konkluzion si do veprojmë. Data 17 është e përcaktuar më parë”, u shpreh ndër të tjera Kovaçi.

Ky i fundit deklaroi se ka pasur shantazhe për të mos dalë në protestë.

“Ne po verifikojmë fakte nëse ndonjë prej dekanëve dhe do t’i bëjmë publike dhe do shkojnë në ndjekje penale po gjetëm fakte të tilla. Deri tani ka pasur telefonata që mos përfshiheni apo mos merrni pjesë në protesta, por këto nuk do të ndikojnë te profesorati në kërkimin e të drejtës së tyre”, u shpreh Kovaçi.

 

Të fundit