Flash News

E-TJERA

Pedagogët nuk tërhiqen: Nëse qeveria s’reagon, do të bojkotohet sezoni i provimeve në shkurt

Pedagogët nuk tërhiqen: Nëse qeveria s’reagon, do të

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi ka paralajmëruar bojkot të sezonit të provimeve nëse deri në muajin shkurt nuk ka reagim nga qeveria për plotësimin e kërkesave të tyre.

Ai tha për mediat se bojkoti i pjesshëm do vijojë, ndërsa nënvizoi se ka pasur presione të jashtëzakonshme ndaj sindikata vendosi vijimin e mesimit paralelisht me protestat.

“Protesta kombëtare e radhës nesër 8 nëntor ora 11:00. Nuk eshte terheqje nga bojkoti por ka mendim te gjere qe duhet te vijoje procesi i ezaurimit te te gjitha etapave.

Vendosmeria e atyre qe do hynin ne greve u ballafaqua me nje presion te jashtezakonshem ndaj nje pjese te tyre ndaj sindikata vendosi ta pezulloje perkohesisht.

Presioni ka nisur qe nga kryeministri me intimidime. Dua të denoncoj që maksimumi 3 universitete kanë premtuar se do miratojnë 8%. Bojkoti i sezonit te provimeve eshte artikuluar, eshte nje variant i mundshem bojkotimi i provimeve te shkurtit nese deri ne shkurt qeveria nuk realizon kerkesat tona”, tha Kovaci.

 

Të fundit