Flash News

E-TJERA

Pedagogët nuk tërhiqen: Nesër bojkot i përgjithshëm, do të mbahet një forum

Pedagogët nuk tërhiqen: Nesër bojkot i përgjithshëm, do

Pedagogët nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre. Ata u mblodhën sërish sot para univeristetit Politeknik, ku dhanë një deklaratë për mediat.

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve Sandër Kovaçi tha se ka ardhur koha dhe nevoja për një platformë të re universitare.

Për këtë qëllim, ai lajmëroi se nesër do të mbahet një forum për të diskutuar rreth saj dhe se mësimi do të vijojë të bojkotohet. 

“Procesi i ndjekjes së peticionit e protestat kanë nxjerrë në dritë nevojën për një platformë të re universitare. Nesër në orën 11.00 do të jetë një forum i gjerë me profesoratin, pedagogë, studentë, aktivistë, gazetarë. Ditë e rëndësishme për të përfshirë idetë e zgjeruara të këtij grupimi, do jepet në forum përmbledhje e ideve që do përfshihen më pas në një platformë të re të universiteteve.

Bojkot i përgjithshëm i mësimit dhe pjesëmarrje e përgjithshme në këtë forum. Ata që nuk kan pasur disiplinë tërë viteve japin mësim sot. Qëllimi kryesor është rritja e disiplinës. Dekanët po mbledhin njerëzit për ‘ti kërkuar mungesat. Do jenë para gjykimit të plotë të profesoratit pas dy vitesh. Vota nuk do manipulohet më. Do kërkojmë që përfshirja e studentëve në votim të jetë minimumi 20 përqind”, u shpreh ai.

 

 

Të fundit