Flash News

E-TJERA

Pedagogët përshkallëzojnë protestën: Do hyjmë në grevë ose ngujim deri sa të plotësohen kërkesat

Pedagogët përshkallëzojnë protestën: Do hyjmë

Në kushtet e mungesës së reagimit nga qeveria, Sindikata e Pedagogëve po disukton përshkallëzimin e protestës në grevë dhe ngujim. Kështu bëri me dije kryetari i sindikatës, Sandër Kovaçi në një deklaratë për mediat.

Ai theksoi se ky është një gjest që nuk iu shkon shumë pedagogëve, por shtoi se është e vetmja alternativë që qeveria të reflektojë për kërkesat e tyre që konsistojnë në rritje pagash, fondeve për kërkimin shkencor, etj.

Gjithashtu njoftoi se të hënën do të mbahet protesta tjetër kombëtare dhe bëri thirrje që rektorët të bashkohen me pedagogët. Kjo është java e dytë në univeristete që mbyllet me bojkot të pjesshëm.

“Duke qenë në kushtet që s’ka pasur reagim deri tani dhe në fazën e një bojkoti, jemi në fazën kur i kemi dërguar presidentit si garant i Kushtetutës, ridërguar kryeministrit kërkesat që ta shohin me precedencë kërkesat e profesoratit e të krijojë urën e komunikimit, si do plotësohen këto kërkesa.

Ndërkohë Sindikata në bashkëpunim me degët e saj në gjithë universitetet është duke diskutuar mbi hapat e radhës. Në këto kushte ka pasur propozime që të shkohet në një hap që për mua nuk është i dëshirueshëm, që të përdorim variantin e fundit të reagimit atë të grevës së urisë apo ngujimit.

Nuk do na shkonte por meqë është një nga variantet demokratike, si i tillë mund të përdoret për të ushtruar presionin e duhur që ata ta kuptojnë vërtet situatën e të reagojnë në mënyrë konstruktive.

Momenti i fundit është për tu thënë dhe rektorëve e dekanëve që s’e kanë parë të arsyeshme të bëhen me profesoratin, të bashkohen se ata do u japin gjykimin në fund të mandatit. Të hënën në orën 11 kemi një protestë kombëtare këtu para Universitetit Politeknik”, tha Kovaçi.

 

Të fundit