Flash News

E-TJERA

Pedagogët thirrje presidentit: Nëse marrim garanci për jetën, 30 prej nesh do hyjnë në grevë

Pedagogët thirrje presidentit: Nëse marrim garanci për

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi ka paralajmëruar grevë urie, ndërsa sot ka skaduar ultimatum i tyre ndaj qeverisë shqiptare, për plotësimin e kërkesave, kryesisht rritja  e pagave.

Në një deklaratë për mediat, Kovaçi  ka kërkuar ndërhyrjen e presidentit dhe institucioneve të rendit për garantimin e jetës së pedagogëve që do të hyjnë në grevë urie dhe familjarëve të tyre.

Në pamundësi të marrjes së një përgjigje nga qeveria, Sindikata i drejtohet presidentit dhe institucioneve të rendit për garantimin e jetës së pedagogëve që do të hyjnë në grevë urie dhe familjarëve të tyre. Ne jemi këtu për mbrojtjen e arsimit dhe vlerës njerëzore.

Besojmë shumë se është çështje që i takon të gjithëve. 

Nëse marrin garanci për jetën 30 pedagogë kanë vendosur të futen në grevë. Do jenë në pritje të një përgjigje dhe për pak minuta do futen në grevë. Përgjigjen do e presin në ambientet e politeknikut”, tha Kovaçi.

Sindikata e Pedagogëve dhe Sindikata e Punonjësve të Universiteteve prej tre javësh kanë bojkotuar mësimin në shenjë proteste për moszgjidhjen e kërkesave të tyre drejtuar ministrisë së Arsimit dhe qeverisë.

Të fundit