Flash News

E-TJERA

Pedagogu amerikan: Lavrov i dha ‘puthjen e vdekjes’ Ballkanit të Hapur

Pedagogu amerikan: Lavrov i dha ‘puthjen e vdekjes’ Ballkanit

Pedagogu amerikan Ed Joseph ka dalë kundër nismës ‘Ballkani i Hapur’.

Në një intervistë në Euronews Albania, Joseph thotë se ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka mbështetur nismën.

Ajo që dua të them është se kur një figurë e urryer si Sergei Lavrov – i cili është momentalisht nën sanksione të rënda dhe vazhdon pavarësisht kësaj të avancojë luftën e Rusisë në Ukrainë – kur një figurë e tillë thotë që Ballkani i Hapur është diçka e mirë – kjo na lë të kuptojmë pikërisht të kundërtën, që në të vërtetë kjo iniciativë është diçka shumë e keqe,’ – u shpreh Joseph.

“Kjo është ajo që duam të themi kur përdorim shprehjen ‘puthja e vdekjes’.  Kur Moska ofron miratimin e saj për një iniciativë ballkanike, kjo ka efektin e një ‘puthjeje vdekjeprurëse’,” – shtoi ai.

Sipas pedagogut mbështetja e vazhdueshme e Rusisë për Ballkanin e Hapur është arsye për të dyshuar rreth asaj që kjo iniciativë përfaqëson.

Sa i takon përfitimeve, Joseph tha se Serbia duke qenë ekonomi më e madhe do të ketë përfitimet më të mëdha nga një regjim i tregtisë së hapur.

Të fundit