Flash News

E-TJERA

Pedagogu: Asnjë parti nuk tha si do reduktonte varfërinë, janë në garë se kush do të bëhet ministër; kritika opozitës

Pedagogu: Asnjë parti nuk tha si do reduktonte varfërinë,
Rezart Prifti

Ekonomisti dhe pedagogu Rezart Prifti ka folur për situatën e përkeqësuar ekonomike dhe minimumi jetik. Nëse ekonomia do të zhvillohej, sipas Priftit, qytetarët do të dilnin vet nga minimumi jetij. Ai tha për "A2 cnn" se asnjë prej partive nuk tha në fushatë se si do ta reduktojë pandeminë.

“Asnjë prej partive në fushatë nuk u tha shqiptarëve si do të reduktojë varfërinë, por u tha që këtyre të varfërve që janë do t’u rrisë rrogën minimale në kurriz të të tjerëve.

Për të përcaktuar minimumin e nivelit jetik, nuk ka nevojë për studime, por mjafton që një person nga INSTAT të dalë dhe të pyesë për çmimet e produkteve të shportës dhe brenda ditës del shifra. Çështja është si do të zhvillohet ekonomia e qëndrueshme sepse këta dalin vetë nga minimumi jetik, nuk i nxjerr shteti”, tha Prifti.

Ky i fundit tha se qeveria nuk e ka prioritet rritjen ekonomike të vendit, duke shtuar se kabineti është fokusuar te emërimi i ministrave të rinj. Gjithashtu shtoi se kryeministri Edi Rama është fokusuar te puna për mandatin e katërt.

“I gjithë kabineti është në fazën e “konkuistadorit”. Janë në garë kush do të bëhet ministër. Do të emërohen të rinj që nuk e kanë idenë çfarë do të bëjnë. Vetë Rama po mendon për mandatin e katërt. E ka këtë të mirë, e ka vizionin afatgjatë. I heq kapelën për këtë. Punon me vizion, plan dhe ekip”, deklaroi pedagogu.

Prifti kritikoi qëndrimin e opozitës, duke theksuar se po rrezikohet edhe një mandat tjetër i Ramës. Ai shtoi se brenda opozitës nuk ka drejtësi dhe meritë.

“Opozita është rreziku më i madh kombëtar që i cënohet shoqërisë shqiptare, sepse rrezikojmë që të kemi zotin Rama edhe për 4 vite të tjera. Në 3 dekadat e fundit, PS ka kaluar 4 breza, ndërsa PD, 0 breza. Tani nuk ka një subjekt që t’i bëjë kritika dhe i bën vetë.

Opozita është e pabesueshme. Nuk është çështja te denoncimet, por personat që e përfaqësojnë opozitën. Kërkon drejtësi, por drejtësi nuk ka vetë, kërkon luftë kundër korrupsionit por është e krimbur vetë”, tha Prifti.

Të fundit