Flash News

E-TJERA

Peleshi e quan emigracionin “sukses”, kryeparlamentari i RMV e rrëzon: Nëse një i ri merr valixhet, shteti ka dështuar

Peleshi e quan emigracionin “sukses”, kryeparlamentari i RMV e

Dy qëndrime të ndryshme mbi emigracionin dhe diasporën janë dëgjuar gjatë Samitit të Diasporës që po zhvillohet në Tiranë.

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, në fjalën e tij vlerësoi shqiptarët në diasporë si një histori suksesi dhe një partner të rëndësishëm në zhvillimin e vendit, pa u ndaluar tek emigrimi masiv i të rinjve.

“Shqiptarët në botë janë sot një shembëlltyrë suksesi. Ju nuk jeni më individët që ndihmuat familjet tuaja të mbijetonin, por një burim, faktor dhe partnerë të zhvillimit të vendit”, deklaroi Peleshi.

Megjithatë, në një kontrast të dukshëm me këtë qasje, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ngriti shqetësime të forta për emigracionin, duke e cilësuar atë si tregues të problemeve serioze të shtetit.

Sipas Gashit, largimi i të rinjve është një sinjal dështimi për institucionet dhe politikën.

“Nuk janë zgjedhjet indikatori më i mirë… nëse sot një i ri merr valixhet dhe kërkon të largohet, shteti ka dështuar atë ditë”, u shpreh ai, duke bërë thirrje për më shumë përgjegjësi nga aktorët politikë.

Të fundit