Flash News

E-TJERA

Peleshi: Shqipëria pritet të dërgojë 200 ushtarë në Ukrainë

Peleshi: Shqipëria pritet të dërgojë 200 ushtarë

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi deklaron se Shqipëria ka rreth 200 trupa ushtarake në pozicione të ndryshme, në gatishmëri për t’u alokuar sipas kërkesave të NATO-s, në rast të një nevoje nga përshkallëzimi i luftës në Ukrainë.

Në një intervistë për Klan Neës, ministri tha se Shqipëria ka prej kohësh një trupë prej 20 ushtarësh në Letoni, ndërsa kohët e fundit ka zhvendosur edhe 30 forca speciale në Kosovë, për të kontribuuar në rritjen e sigurisë në rajonin tonë.

Po ashtu, një trupë prej 100 forcash është gati të alokohet në kufijtë lindore të NATO-s, shtoi Peleshi.

Si pjesë e NATO-s, ministri i mbrojtjes tha se Shqipëria është e sigurt.

Megjithatë, ai sqaroi se për shkak të agresionit rus, NATO po e shton sigurinë e saj në kufijtë e saj lindore.

 

Të fundit