Flash News

E-TJERA

Peleshin nuk e duan as të vetët, kush janë 3 socilistët që votuan pro shkarkimit të tij?

Peleshin nuk e duan as të vetët, kush janë 3 socilistët

Kërkesa e Partisë Demokratike për shkarkimin e Niko Peleshit si kryetar i Kuvendit është rrëzuar sot në seancën plenare me shumicën e votave të mazhorancës.  

Me 79 vota kundër, Peleshi do të vazhdojë të mbajë detyrën si kryetar Kuvendi, por ajo që ra në sy ishte numri i deputetëve që kërkuan shkarkimin e tij.

Kujtojmë se vetëm 10 vota rezultuan pro shkarkimit të Peleshit. Ndërkohë, pjesa më e madhe e deputetëve të opozitës nuk morën pjesë në votim pasi po protestonin për procedurën dhe mënyrën se si u fut në votim të fshehtë shkarkimi Peleshit.

Me një kalkulim të thjeshtë, votën pro nga opozita e kanë hedhur vetëm Bujar Leskaj, Tritan Shehu, Luan Baçi, Ina Zhupa, Elda Hoti, Jorida Tabaku nga PD si dhe deputeti Redi Muçi i Lëvizjes Bashkë.

Nënkuptohet se tre vota të tjera që kërkuan shkarkimin e Peleshit i përkasin mazhorancës socialiste, ndaj dhe natyrshëm lind pyetja se kush janë tre socialistët që kërkojnë "kokën" e Niko Peleshit, por pa dalë në skenë dhe duke qëndruar pas votës së fshehtë?! 

Peleshin nuk e duan as të vetët, kush janë 3 socilistëtPeleshin nuk e duan as të vetët, kush janë 3 socilistët

Të fundit