Flash News

E-TJERA

Pëllumb Gjoka padi në Kushtetuese, kërkon heqjen e sekuestros ndaj 390 mijë m2 truall

Pëllumb Gjoka padi në Kushtetuese, kërkon heqjen e sekuestros

Biznesmemi Pëllumb Gjoka, i arrestuar për dosjen "Metamorfoza", ka kërkuar që të hiqet sekuestroja e 390 mijë metra katrorë sipërfaqe toke (39 ha).

Kërkesa është depozituar në Gjykatën Kushtetuese dhe kjo e fundit në mbledhjen e mbajtur ka vendosur që ta kalojë për seancë plenare mbi bazë dokumentesh këtë çështje.

Padia ku pretendohet shkelja e ligjit kushtetues, është përcjellë nga i pandehuri Pëllumb Gjoka, i cili mbahet i paraburgosur, si edhe nga përfaqësuesi Kolë Gjoka dhe ‘Shoqëria Imperial Group’, që pretendojnë se kjo pasuri është ne emër të tyre dhe jo të biznesmenit.

Kërkesa vjen pas humbjes së procesit në Gjykatën Kushtetuese për të rrëzuar përgjimet e platformës së koduar SKY ECC.

Të fundit