Flash News

E-TJERA

Pëllumbi: Kemi digjitalizuar organizmin e PS; Bogdani: Në 2013 i shpëtuan 2-3 emra me lidhje kriminale, në 2017 shkuan 20

Pëllumbi: Kemi digjitalizuar organizmin e PS; Bogdani: Në 2013 i

Sekretari Organizativ Arben Pëllumbi foli për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë në PS-së dhe procesin që po zhvillohet online. Sipas tij, kjo formë ka sjellë një pjesmarrje të lartë, që fizikisht do të ishte e pamundur.

" Ne kemi qenë gjithmonë pranë strukturave por takimet fizike janë pak të vështira dhe na merr shumë kohë. Kemi digjitalizuar të gjithë organizimin e PS. Kjo platformë na jep mundësinë që të kemi komunikimin online. Ne e kemi bërë online në ndryshim nga 36 fletët që kishin partia opozitare", tha Pëllumbi.

Ndërkohë ish deputeti i PD-së, Gerti Bogdani e kundërshtoi këtë mekanizëm me argumentin se dekriminalizimi është çështje vullneti. Sipas tij, në 2013, Edi Ramës i kanë shpëtuar 2-3 emra me lidhje kriminale ndërsa në vitin 2017 ka shkuar në 20.

"Jep një tjetër kur keqqeveris. Kursen kritikat në këtë rast. Në teori tingëllon bukur por në praktikë është më ndryshe. Dekriminalizimi është çështje vullneti kështu që shpresoj se në listën e PS-së të jenë sa më pak njerëz të lidhur me krimin. Në 2013 mund t'i kenë rrëshkitur 2-3 emra që kanë pasur lidhje kriminale. Ndërsa në 2017 shkuan 20", tha Bogdani.

Të fundit