Flash News

E-TJERA

"Pendohet" Dash Sula, tërhiqet nga lista e ‘Nisma Shqipëria Bëhet’

"Pendohet" Dash Sula, tërhiqet nga lista e ‘Nisma

Kreu i Nismës Thurje, pjesë e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, Endri Shabani ka konfirmuar se deputeti i PD-së, Dashnor Sula, nuk do të jetë pjesë e listave të kandidatëve për deputetë të koalicionit të drejtuar nga Adriatik Lapaj.

I ftuar në A2 CNN, Shabani tha se arsyeja që emri i tij ka qarkulluar në lista, ka qenë për shkak të një diskutimi paraprak që është zhvilluar, por Sula u tërhoq nga listat e PD-së.

“Ne duam të konsolidojmë drejtësinë. Çdo njeri që mbështet SPAK është i mirëpritur. Çdo njeri që mbështet garën në shoqërinë shqiptare, është i mirëpritur të bashkohet. Çdo njeri që nuk ka qenë pjesë e çetës që ka vjedhur Shqipërinë, është i mirëpritur të bashkohet. Dashnor Sula nuk do jetë pjesë e listave tona.

Emrin nuk e ka, ka pasur një diskutim paraprak dhe për këtë arsye ka figuruar emri i tij në lista. Personalisht kam vlerësuar punën e zotit Dash Sula, që është nga të vetmit që ka folur për fermerët, që ka folur pro SPAK. Kur ka treguar gatishmëri për të bashkëpunuar, e ka pasur derën e hapur”, tha Endri Shabani. 

Të fundit