Flash News

E-TJERA

‘Peng’ e vetos edhe Shqipëria, kryeministri bullgar për ‘Der Spiegel’: Kushtet e zgjidhjes për MV-në

‘Peng’ e vetos edhe Shqipëria, kryeministri bullgar për

Kryeministri i Bullgarisë Kiril Petkov, në detyrën e tij të re që fitoi pas zgjedhjeve parlamentare, premtoi se do të sigurojë një punë të palodhur dhe zero tolerancë për korrupsionin.

Në një intervistë për prestigjioze gjermane ‘Der Spiegel’, Petkov u shpreh se pikësynimi i qeverisë së tij është lufta ndaj korrupsionit, për ta bërë dukshëm të qartë se Bullgaria është një vend që e kapërcen pa problem.

“Ne nuk mund të premtojmë pasuri për të gjithë, por mund të premtojmë punë të palodhur dhe zero tolerancë për korrupsionin. Do ta zbatojmë ligjin pa mëshirë. Ne duam ta shndërrojmë stigmën e korrupsionit që i është ngjitur Bullgarisë në një pikë pozitive - si një shenjë dalluese e një vendi që e kapërceu këtë problem”, u shpreh Petkov.

Sa i përket zgjidhjes së ngërçit me Maqedoninë e Veriut, e cila po mban të mbërthyer çeljen e negociatave si për Shkupin  edhe për Tiranën, kryeministri bullgar ngriti nevojën për grupe pune në të dyja palët të cilat duhet të punojnë për 6 muaj për të parë situatën.

“Ne duhet të ngremë grupe pune dhe t'i lëmë të ulen për gjashtë muaj, në mënyrë që të mos jenë vetëm nacionalistët nga të dyja palët ata që thërrasin. Pse nuk ka fluturime dhe nuk ka lidhje treni midis Sofjes dhe Shkupit? Le të flasim më shumë për ekonominë sesa për interpretime të ndryshme të historisë së përbashkët. Ose për tekstet shkollore të Maqedonisë së Veriut që pretendojnë se bullgarët janë fashistë. Dhënia e dritës jeshile për negociatat e anëtarësimit tani pa diskutim do të forcojë vetëm nacionalistët në të dy kampet. Ne po llogarisim në negociata dhe jo në propagandë”, tha Petkov.

Të fundit