Flash News

E-TJERA

Pengoi gazetarët në Kuvend, reagon Garda: Incidenti ndodhi për përmbushjen e misionit tonë

Pengoi gazetarët në Kuvend, reagon Garda: Incidenti ndodhi për

Vjen reagimi i Gardës së Republikës pasi gazetarët e sektorit të politikës që ndjekin punimet e Kuvendit i janë drejtuar me një letër kryetares së kuvendit Lindita Nikollës por edhe përfaqësive të  BE dhe SHBA ne Tiranë ku kërkojnë ndalimin e dhunës së ushtruar nga gardistet që ruajnë parlamentin.

Në reagim, Garda pretendon se për shkak të zbatimit të masave për sigurinë dhe mbarëvajtjen e punimeve në Kuvend, mund të jetë bërë pengesë në mënyrë të padëshiruar për përmbushjen e detyrave dhe misionit të tyre.

Reagimi i gardës:

Nisur nga reagimi publik i Komunitetit të Reporterëve të Politikës gjatë ditës së sotme, mbi një incident të ndodhur në oborrin e godinës ku mbahen seancat parlamentare, Garda e Republikës kërkon mirëkuptimin e medias dhe publikut në tërësi, nëse për shkak të zbatimit rigoroz të masave për sigurinë dhe mbarëvajtjen e punimeve në Kuvend, mund të jenë bërë pengesë në mënyrë të padëshiruar për përmbushjen e detyrave dhe misionit të tyre.

Në analizë të situatës së krijuar sot, drejtuesit e Gardës kanë tërhequr vëmendjen e Shërbimeve pranë Parlamentit, për të shmangur incidente të ngjashme.

Media mbetet një partner i rëndësishëm për garantimin e transparencës, informimin e publikut, e në këtë frymë bashkëpunimi të konsoliduar, Garda e Republikës garanton se do të ketë gjithë angazhimin për krijimin e kushteve optimale për to, për funksionalitetin dhe mbarëvajtjen e punimeve në sallën plenare apo Komisionet parlamentare.

 

Të fundit