Flash News

E-TJERA

Pengoi zjarrfikësen kur digjej pallati pranë QSUT-së, IMT shemb farmacinë pa leje në Tiranë

Pengoi zjarrfikësen kur digjej pallati pranë QSUT-së, IMT shemb

Inspektorati Mbrojtjes së Territorit ka shembur një farmaci në Tiranë, e cila ishte ndërtuar pa leje dhe pengoi ndërhyrjen e zjarrfikësve disa ditë më parë kur një pallat u përfshi nga zjarri pranë QSUT.

Objekti në fjalë bllokonte rrugën pranë një pallati, fasada e të cilit u përfshi nga flakët. Për shkak të këtij ndërtimi, një prej automjeteve zjarrfikëse nuk mundi të kalonte për të kryer operacionin e shuarjes së zjarrit në kohë.

Vendimi për prishjen e farmacisë erdhi si pasojë e drejtpërdrejtë e pengesës që i shkaktoi operacionit të shpëtimit, duke nxjerrë në pah rrezikun e ndërtimeve pa leje në zonat urbane.

Të fundit