Flash News
Shkatërrohet grupi i trafikut të armëve Kosovë-Shqipëri, 16 të arrestuar! Sekuestrohen 55 armë
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Plagoset me armë zjarri i riu shqiptar në Greqi
Çfarë po ndodh? Bie Facebook, Instagram dhe WhatsApp
Aksident në Vlorë, makina përplas çiftin dhe vajzën e tyre 3-vjeçare
Pensionet e ulëta, ekspertja: Arsyeja kryesore është korrupsioni dhe emigracioni, jo informaliteti
Ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj ka sqaruar se pse pensionet janë të ulëta në mbi 30 vjet demokraci.
E ftuar në News 24, Nunaj tha se arsyeja kryesore se përse pensionet janë të ulëta nuk është informaliteti, por korrupsioni i lartë dhe emigracioni. Sa i përket informalitetit, Nunaj deklaroi se ky është një problem, që duhet ta zgjidhte vetë shteti.
Nunaj: Pensionet janë të ulëta në mbi 30 vjet. Edhe biznesi duhet të jetë i zëshëm. Informaliteti është prezent, por e thënë nga një drejtues shteti është paksa absurde, sepse është shteti që duhet të ulë informalitetin.
Informaliteti është arsye dytësore për mendimin tim. Arsyeja kryesore janë korrupsioni, keqmenaxhimi i fondeve. Një tjetër arsye është edhe emigracioni.