Flash News
Vrau 50-vjeçarin në Ndroq, Julian Gjoshi është kunati i Altin Hajrit; personazh i lakuar në dosjen "Çyrbja"
Identifikohet autori i vrasjes në Ndroq, ngjarja dyshohet se ndodhi për pazare d*oge
Vrasje në Ndroq/ Identifikohet viktima, autori lëvizte me një "Benz" të zi
Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, një i vrarë
Qëlloi me kallashnikov duke terrorizuar banorët, arrestohet 44-vjeçari në Selenicë
Pensionistët në protestë pranë Kryeministrisë: Kërkojmë rritje dinjitoze të pensioneve
Këtë të mërkurë, pensionistët kanë dalë sërish në rrugë për të kërkuar rritje të pensioneve, duke vijuar protestat e tyre të përsëritura pranë Kryeministrisë.
Ata shprehen të zhgënjyer dhe të inatosur nga vonesat në indeksimin e pensioneve, që sipas tyre nuk reflekton rritjen e lartë të çmimeve.
Kjo është protesta e tretë brenda një muaji, me pensionistët që vazhdojnë të kërkojnë kushte më të mira jetese dhe pensione që mund të përballojnë kostot e jetesës.
Në protestat e mëparshme, disa prej tyre janë shprehur se ndihen të dëshpëruar dhe se, në vend që të jetojnë me dinjitet, po përballen me zgjedhjen mes largimit nga vendi ose përballjes së ashpër.
"Të gënjyer nga qeveria, të braktisur nga media! Mjaft me tallje, rrisni pensionet. Deputetët 100% rritje page, pensionistët 4.1%. Kërkojmë rritje pensioni", janë disa nga mesazhet e tyre.