Flash News

E-TJERA

Pensionistët paralajmërojnë tjetër protestë përpara Kryeministrisë

Pensionistët paralajmërojnë tjetër protestë

Pensionistët kanë paralajmëruar një tjetër protestë përpara Kryeministrisë të mërkurën e 15 janarit.

Pensionistët do të mblidhen në orën 10:00 sërish për të vijuar me kërkesat e tyre për rritje të pensioneve.

Bonusi i fundvitit me 15 mijë lekë për një pjesë të tyre dhe 10 mijë lekë për pjesën tjetër, nuk i kënaqi nevojat e tyre jetike.

Po ashtu edhe bonusi i pranverës me 10 mijë dhe 5 mijë sërish për ta mbetet i pamjaftueshëm. Sipas tyre vendosja e minimumit jetik do të ishte hapi i parë drejt përmirësimit të pensioneve në Shqipëri, për të mos pasur asnjë pension nën masën 20 mijë lekë të reja.

Të fundit