Flash News

E-TJERA

Pensionistët sërish në protestë para Kryeministrisë: Pensioni të bëhet sa paga minimale

Pensionistët sërish në protestë para Kryeministrisë:

Pensionistët kanë protestuar sërish sot për indeksimin qesharak që bëri qeveria.

Një prej të moshuarve të pranishëm në protestës kërkoi që pensioni të bëhej sa paga minimale.

“Pa pension jam unë dhe gruaja. Vij nga Shkodra. Më kanë dënuar siç kanë dënuar priftërinjtë. Origjinal kështu më kanë dënuar dhe mua. Nuk mund t’u biem më qafë fëmijëve. Çfarë t’i kërkoj djalit unë. Ka dy fëmijë, 3 fëmijë. Këta janë kriminelë”, tha një pensionist.

Një ish-minator kërkon që qeveria të rishikojë Statusin e Minatorit.

“Kemi dalë këtu për të drejtat tona. Jam minator i Memaliajt dhe sot marr një pension qesharak. Kërkojmë të drejtat tona për rritjen e pensioneve. I bëjmë thirrje qeverisë të shikojë statutin e minatorëve”, tha ai.

Të fundit