Flash News

E-TJERA

Për aleatët e Bashës, Murrizi pyet demokratët: A i keni parë më “CINQUE STELA”-t të bilbilosin kundër Ramës?

Për aleatët e Bashës, Murrizi pyet demokratët: A i keni

"A i keni degjuar gjëkundi të bilbilosin “ kundra” Ramës,“ aleatët” pasi ju morën më 25 prill 9 mandatet?" Kjo është pyetja që deputeti Myslim Murrizi iu drejton demokratëve, duke e patur fjalën për krerët e partive aleatë të PD-së në zgjedhjet e 25 Prillit.

Në një postim në rrjetet sociale, Murrizi shkruan se "grupi" ishte pagëzuar me emerin “CINQUE STELA” por me ardhjen e kreut të PDIU-së, Shpëtim Idrizi u bënë gjashtë dhe ju doli një “yll“ tepër.

Murrizi i drejton edhe një pyetje publike aleatëve të Bashës, Dukës, Idrizit, Dules, Ndokës, Shehit e Mediut duke i kërkuar të deklarojnë nëse kanë qenë spiunë të sigurimit të shtetit.

Ai nuk lë pa ironizuar as çiftin Meta-Kryemadhi për vizitën e tyre në ShBA.

Reagimi i plotë:

25 prill-25 korrik

Tre muaj pas” fitores” se kesaj tufe qe kur ishin ne pushtet (2005-2013) nuk pyesnin per militantet

Nje pyetje per DEMOKRATET

A i keni pare apo degjuar më gjekundi te bilbilosin “ kundra” Rames,“ aleatet” pasi ju moren me 25 prill 9 mandatet?????
Se deri me date 25 prill i shihje kudo te gjashte se bashku me xhaketa hedhur kraheve si kryetaret e koperativave ne vaktit
Bile kishin pagezuar “grupin” me emrin “ CINQUE STELA” por erdhi Idrizi dhe u bene gjashte dhe ju doli nje “yll “teper

Kam edhe nje pyetje publike per “ aletatet”

A KENI QENE JU SPIUNE TE SIGURIMIT TE SHTETIT?????

Deri me date 9 shtator keni kohe plot qe te shkoni tek autoriteti i dosjeve e te merni çertifikaten e pastertise se figures nese keni kellqe

Ps: Kam harruar “ aleaten” kryesore te Lulit por ngaqe eshte ne USA me Libanezin per tu çmallur me bashkeshorten e Z Safi Kaskas se ka rreth 40 vjet qe e ka shoqe, nuk po ja prish muhabetit, qe te kujtojne vitet kur mbanin rradhe per qumesht buze lanes ne Laprake

Të fundit