Flash News

E-TJERA

Për çfarë kursejnë më shumë shqiptarët? 38% e familjeve heqin lekë mënjanë, kursimet shkojnë edhe për borxhet

Për çfarë kursejnë më shumë shqiptarët? 38%

Më shumë se gjysma e shqiptarëve e kanë të pamundur të kursejnë nga rroga e tyre.

Një studim i kryer nga Banka e Shqipërisë, ka arritur në përfundimin se afro 62% e familjeve shqiptare e kanë të pamundur të heqin kursime nga të ardhurat mujore, ndërsa 38% e tyre i dalin të kenë disa lekë mënjanë.

Më kursimtarë duket se janë familjet me tre anëtarë, dhe më pak ‘dorështrënguar’ ato me një anëtar.

Referuar vrojtimit, mbi gjysma e tyre që arrijnë të kursejnë, e bëjnë këtë për të mundësuar shkollimin e fëmijëve dhe për kursimet e pleqërisë. Pjesa tjetër që kujdeset të shpenzojë më pak, i përdor shpenzimet për blerjen e një shtëpie apo makinë, për pushime apo për detyrime të tjera si shlyerja e borxheve.

Burimi kryesor i të ardhurave për pjesën më të madhe të familjeve shqiptare që i përdorin për konsum por edhe për të kursyes janë ato nga puna, ndjekur nga dërgesat e emigrantëve që kanë një peshë të konsiderueshme.

Shqiptarët pjesën më të madhe të shpenzimeve të tyre e çojnë për blerjen e ushqimeve që sipas INSTAT zë rreth 42% të totalit të buxheteve familjare.

Në gjetjet e saj, Banka Qendrore vlerëson se një familje shqiptare shpenzon mesatarisht 35.3 mijë lekë në muaj për ushqime dhe për shërbime, që lidhen me energjinë, ujin, gazin apo pagesat e telefonisë dhe internetit.

Burimi: Top Channel

Të fundit