Flash News

E-TJERA

Për herë të parë në Itali, një shqiptar vendoset në “41-bis”, izolohet Elvis Demçe

Për herë të parë në Itali, një shqiptar vendoset

Autoritetet italiane kanë vendosur për herë të parë regjimin e njohur si 41-bis, i quajtur ndryshe “burgu i ashpër”, ndaj një eksponenti shqiptar të narkotrafikut, Elvis Demce. Ky vendim përbën një masë të jashtëzakonshme, zakonisht e rezervuar për persona të përfshirë në mafie ose terrorizëm, dhe synon të kufizojë komunikimin e të dënuarit me jashtë.

Demce, i njohur për aktivitetet e tij kriminale në Romë dhe zonën e Castelli Romani, konsiderohet nga hetuesit si një element me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Ai po vuan një dënim përfundimtar prej 15 vjet e 4 muaj për trafik droge, si dhe një tjetër dënim prej 18 vjet e gjysmë për tentativë vrasjeje ndaj Alessio Marzani në tetor 2020, i cili mbeti i plagosur me armë zjarri.

Hetimet e Drejtorisë Distriktuale Antimafia (DDA) të Romës dhe karabinierëve të Njësisë Hetimore zbuluan se Demce, edhe brenda qelisë, vazhdonte të jepte urdhra për rrëmbime dhe zhvatje. Në korrik të këtij viti, ai u përfshi në një urdhër arresti të ri pas përfshirjes së tij në zhvatje ndaj një tregtari makinash, për të marrë informacione mbi rivalët e tij, një grup i lidhur me Fabrizio Fabietti.

 

Të fundit