Flash News

E-TJERA

Për herë të parë një kryeministër grek në Himarë, kreu i OMONIA-s tregon çfarë do t’i kërkojë

Për herë të parë një kryeministër grek në

Kryeministri grek, Kiriakos Mitsotakis, do të rikthehet në Shqipëri më 22 dhjetor në mëngjes për të vijuar me takimet që nuk u zhvilluan më 6 dhjetor. 

Shefi i qeverisë së vendit fqinj nuk do të jetë në kryeqytetin shqiptar, por vizita e tij do të përqendrohet në jug të vendit, Himarë, Finiq dhe Dropull.

Kreu i OMONIA-s, Fredi Beleri tregoi në Euronews Albania se gjatë takimit me Mitsotakis do t’i parashtrojë disa shqetësime të minoritetit grek si çështja e pronave dhe ajo e censusit.

“Problematikat tona janë të njohur në Shqipëri dhe Greqi. Problemi kryesor që kanë himarjotët është çështja e pronës. Para 60 vjetësh ishin sekuestruar nga shteti dhe sot në 2022 këto po prona ende nuk ka në kaluar në emër të pronarëve legjitimë.

Regjistrimi vijon me ritme shumë të ngadalta, qeveria aktuale nuk ka dëshirë që prona të shkojë tek i zoti.

Do i theksojmë problemin që t’ia përcjellë qeverisë shqiptare që ky problem të zgjidhet përfundimisht. Unë përfaqësoj minoritetin grek dhe flas në emër të tyre. Nuk ka zhvillim pa vajtur prona tek i zoti. Gjithashtu duam të bëhet regjistrimi i minoritetit në Himarë gjë që deri tani nuk ka ndodhur”, tha Beleri. 

 

 

Të fundit