Flash News

E-TJERA

Për herë të parë, numri i maturantëve në garë për në universitet ulet nën 20 mijë

Për herë të parë, numri i maturantëve në garë

Ulet interesi i maturantëve që do të garojnë për në universitet këtë vit akademik. 

Kështu, nga 28 mijë maturantë në mbarë vendin, rreth 19,700 kanë aplikuar për të fituar një të drejtë studimi në universitetet publike dhe private të vendit. Pra, për herë të parë numri i aplikantëve në universitete ulet nën 20 mijë, deklaron Arjan Xhelaj, kreu i Rrjetit Akademik Shqiptar.

"Kemi 19713 maturantë të cilët  e kanë shprehur dëshirën e tyre për të vijuar studimet në Shqipëri dhe kanë plotësuar formularin, është një shifër e mirë, një numër me vlera pak më të ulëta se viti i kaluar, por me përqindje minimale", tha ai ne Klan News. 

Sipas kreut të Rrjetit Akademik Shqiptar, inxhinieritë dhe teknologjia e informacionit janë më të preferuarat e të rinjve.

"Preferenca e të rinjve këtë vit ashtu si edhe vitin e kaluar është konfirmuar inxhinieria, teknologjia dhe IT, të cilat së bashku kanë rreth 27% të ndjekura nga shkencat mjekësore dhe infermieria me rreth 21.7% dhe në vend të tretë janë shkencat ekonomike, pak më shume se 16%, që është një ecuri e mirë. Por vetë IT do të thoja ka një ecuri akoma më të mirë sepse në grupin e degëve inxhinierike IT kryeson me rreth 13.9%-14%", tha ai. 

Regjistrimi i fituesve të raundit të parë në universitet do të bëhet duke nisur nga data 30 Gusht deri më 13 Shtator.

Të fundit