Flash News

E-TJERA

Për herë të parë pas 244 ditësh, asnjë humbje jete nga Covid-19 në Shqipëri  

 Për herë të parë pas 244 ditësh, asnjë humbje jete

Situata e Covid-19 në vendin tonë po shkon drejt përmirësimit të dukshëm.

Dita e sotme nuk shënon asnjë viktimë nga Covid-19. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Në raportin ditor janë konfirmuar vetëm 15 raste të reja, pas kryerjes së 2,691 testimeve.

Pas një periudhe të gjatë të pandemisë, për herë të parë nuk ka asnjë vdekjet në spitalet COVID në 24 orët e fundit. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 43 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive. 

Janë kryer 2,691 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 15 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 5 raste në Tiranë, 2 raste në Berat, Skrapar, 1 rast në Shkodër, Durrës, Fier, Devoll, Mat, Shijak.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 71 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128,978 që nga fillimi i epidemisë”, njofton MSH.

Lajmi është përshëndetur edhe nga ministrja Ogerta Manastirliu, në një status në facebook. 

Për herë të parë pas 244 ditësh, asnjë humbje jete

Të fundit