All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Për herë të parë, Shqipëria luan miqësore me Arabinë Saudite më 26 tetor

All - Paragraf - 1

Për herë të parë, Shqipëria luan miqësore me

Kombëtarja shqiptare do të luajë për herë të parë në historinë e futbollit një miqësore me Arabinë Saudite.

All - Paragraf - 3

Lajmin e ka bërë të ditur Federata Shqiptare e Futbollit, e cila konfirmon se ndeshja miqësore do të luhet në qytetin Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, më 26 tetor 2022.

Ora dhe stadiumi ku do të luhet miqësorja nuk janë përcaktuar ende. Shqipëria dhe Arabia Saudite nuk kanë luajtur kurrë përballë njëra-tjetrës.

Në muajt e ardhshëm deri në fillimin e Botërorit “Katar 2022”, Shqipëria do të luajë edhe miqësore të tjera sipas kalendarit të FIFA-s, teksa FSHF po punon për të zyrtarizuar edhe rivalët e radhës.

Më 24 shtator kombëtarja do të përballet në transfertë me Izraelin, ndërsa më 27 shtator do të presë Islandën në stadiumin “Air Albania” të Tiranës.

Të fundit