Flash News

E-TJERA

“Për kë voton”, truproja i Ballukut tenton të qëllojë gazetarin në takimin elektoral

“Për kë voton”, truproja i Ballukut tenton të

Korrespodenti i News 24, Enver Doçi ka rrëfyer si është përzënë nga takimi i zv/kryeministres Belinda Balluku në Bulqizë.

Ai është shprehur se ka shkuar në takim si qytetar dhe debat ka nisur pasi nuk ka pranuar të tregojë se për kë parti voton.

Në momentin e përplasjes, sipas tijm truproja ka tentuar ta godasë dhe ka ndezur aparatin për të regjistruar gjithçka.

Më tha ku shkon, i thash në takim. Nuk ia tregova emrin. Me tha me kë je? I thash jam banor i qarkut të Dibrës, tentoi të më qëllonte. Pasi bëmë këto debate kam ndezur aparaturën dhe kam filmuar skenën.

Nuk më lejonte të hyja brenda, iu shmanga nga një krah në krahun tjetër dhe ai nuk më kërkonte të futesha. Takimi ishte në përfundim kur shkova unë. Kur tentoi të më qëllonte, kam ndezur aparaturën dhe e regjistrova. Të kap e të hedh në erë telefonin më tha.

Kam shkuar atje si qytetar i thjeshtë as nuk jam prezantuar si gazetar, e gjitha erdhi sepse nuk i tregova se me kë parti isha, ashtu siç ai më pyeti. Bëmë goxha debat”, tha gazetari.

 

Të fundit