Flash News

E-TJERA

“Për Kosovën do bëjë përpjekje të mëdha”, Berisha kujton takimet me Biden: Më tha fjalët që nuk m’i ka thënë kurrë asnjë burrë shteti

“Për Kosovën do bëjë përpjekje të

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar fitoren e Joe Biden si President i SHBA. Ai ka kujtuar dy takimet me Biden, ndërsa shton se i ka thënë fjalët më të veçanta për Shqipërinë dhe shqiptarët, që nuk ja ka thënë kurrë asnjë burrë shteti.

“Unë e kam takuar dy herë si zv.president Joe Biden dhe ruaj kujtime shumë të veçanta. Bisedat kanë qenë të shkurtra, vetëm për Shqipërinë. Fjalët e tij për Shqipërinë kanë qenë më të veçantat që më ka thënë ndonjëherë ndonjë burrë shteti”, tha Berisha.

Ky i fundit foli edhe për ndikimin që do të ketë presidenti i ri në arritjen e dialogut Kosovë-Serbi.

“Në raport me Kosovën mendoj se Presidenca Biden do vazhdojë përpjekjet, do bëjë përpjekje të mëdha, për një marrëveshje të ndershme mes Kosovës dhe Serbisë dhe për zgjidhjen e një sërë problemesh të mëdha që ekzistojnë mes këtyre dy vendeve”, tha Berisha për “Kjo Javë”.

Të fundit