Flash News

E-TJERA

“Për mua ka vdekur”, flet vëllai i Dan Hutrës: Nuk komunikojmë prej vitit 2006. Drejtësia ta dënojë maksimalisht

“Për mua ka vdekur”, flet vëllai i Dan Hutrës: Nuk               

Vëllai i Dan Hutrës, autori i tre vrasjeve pak ditë më parë në Tiranë ka dhënë një intervistë, ku tregoi se me të vëllanë ka shumë vite që nuk flet as ai, dhe asnjë nga familja e tij.

Ai tha në News24 se komunikimi i tij i fundit me Dan Hutrën ka qenë në vitin 2006, teksa kujton se i ka kërkuar ose të ndryshojë rrugë, ose ta harrojë familjen e tij.

“Vëllain tim për herë të fundit e kam takuar në vitin 2006. Komunikimi i fundit ka qenë, ose ndrysho rrugë, ose harromë mua. Ndrysho rrugë dhe kthehu jetës ose harromë mua se nuk më ke asgjë.  Kush më njeh mua e dinë të gjithë se unë që në 2007 nuk e quaj vëllanë tim, që në momentin e fundit që i kam thënë ose ndrysho rrugë ose për mua harromë.

Dan Hutra kur ka bërë vrasjen e parë të vajzës së pafajshme, unë kam qarë tërë ditën dhe kanë ardhur njerëzit më ka thënë “çfarë ke?”, më ka vdekur i kam thënë vëllai, por jo më thoshin e ka kapur policia është në burg, për mua ka vdekur sot", tha ai. 

Ai i  bën apel drejtësisë që t’i japë atij dënimin më maksimal, ndërsa shton se “me këta gjykatës të korruptuar kam frikë se do dalë prapë nga burgu”.

“I bëj apel drejtësisë të mos merren me punë të kota, në radhë të parë të vendosin drejtësinë, krimineli ndëshkohet, jo vetëm dënohet, ndëshkohet, ndëshkim maksimal. Jetën ta ka dhënë vetëm Zoti dhe ta merr vetëm Zoti.”, u shpreh i vëllai i Dan Hutrës.

 

Të fundit