Flash News

E-TJERA

Për të tretën ditë radhazi në Kryesinë e Kuvendit, Kim reagon pas takimit me Ballën

Për të tretën ditë radhazi në Kryesinë e Kuvendit,

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pas takimit që zhvilloi sot me kreun e grupit parlamentar socialist Taulant Ballën. Takimi u zhvllua në Kryesinë e Kuvendit dhe zgjati rreth një orë.

Kim thotë se me Ballën diskutoi për rëndësinë që vazhdimi i Reformës në Drejtësi dhe për rritjen e bashkëpunimit Shqipëri-SHBA në kuadër të 100-vjetorit të nisjes së marrëdhënieve midis dy vendeve.

“U takova sot me Taulant Ballën për të diskutuar për rritjen e bashkëpunimit gjatë kremtimit të 100-vjetorit të marrëdhënieve mes dy vendeve; vazhdimin e reformës në Drejtësi e cila mbështet nga SHBA dhe është e nevojshme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE; dhe duke respektuar rolin institucional të parlamentit”, shkruan Yuri Kim.

Kjo e fundit ishte sot për të tretën ditë radhazi në Kryesinë e Kuvendit. Fillimisht ajo u takua me kryeparlamentaren Lindita Nikolla, ndërsa dje zhvilloi një takim me kreun e grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj.

Të fundit