Flash News

E-TJERA

"Për ty Albana kemi numrin 0900”, Balla fyen Vokshin, Bardhi me tone të ashpra: Burrë legen, i pafytyrë!

"Për ty Albana kemi numrin 0900”, Balla fyen Vokshin, Bardhi me

Është tensionuar situata në seancën plenare.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, teksa ndodhej ka fyer deputeten e PD, Albana Voshki, duke i thënë: “për ty Albana kam numrin 0900”. 

“Rama po thotë  dhe ka thënë disa herë , që ne pranojmë të futemi në BE edhe pa të drejtë vetoje, nuk e duam veton. Thamë t’ju pyesnim juve njëherë por nuk kishim kohë, realisht  nuk kishim një numër telefoni tuajin, t’ju merrnim dhe t’ju thonim “si mendoni ju për ketë”.  0900, se për ty Albana kam këtë numrin, padyshim”, tha Balla.


Më pas deputetët demokratë kanë reaguar të revoltuar duke shkuar drejt foltores, situatë që solli ndërhyrjen e Gardës.

Sakaq, kreu i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi iu drejtua Ballës me tone të ashpra. 

Nuk të vjen turp, çfarë je ti more. Këtë shkoja thuaja gruas tende. Ndyrësirë, i pafytyrë. Burrë legen. Je mësuar me ato që ke në partinë tendë ti. I pafytyrë. Nxirre jashtë. Si e lejon që të fyejë një grua ai në atë formë”, tha Bardhi.

Pas tensioneve, seanca u ndërpre për disa minuta. 

Të fundit