Flash News

E-TJERA

"Për Veliajn standardet nuk përputhen", Bushati: Rama deklarata konfuze ndaj drejtësisë

"Për Veliajn standardet nuk përputhen", Bushati: Rama

Analisti Andi Bushati thotë se fjala e Kryeministrit Edi Rama për arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nuk duhet marrë për bazë, sepse shfaq konfuzion pasi në harkun e një jave, ka thënë të kundërtën e asaj që ka deklaruar më parë.

Nga studio e lajmeve të MCN TV, ai deklaroi se deviza e vjetër e Ramës ka qenë dhe nuk bëhet strehë për kë kap drejtësia.

Një njeri që e ke mbrojtur nuk ke pse thua më vonë që nuk bëhemi strehë.

"Rama ka një konfuzion në këtë pikë, kur u bë goditja e parë ajo ndaj Saimir Tahirit, Rama thoshte edhe mund të ketë qenë njeriu më i poshtër, edhe mund të ketë qenë i pafajshëm.

I lë kohë të thotë të gjitha por dhe t’i përgënjeshtrojë të gjitha nëse dalin fakte të reja. Pse po e mbron në mënyrë frontale Rama, Veliajn?

Po të shikosh Fatmir Xhafën dhe qëndrimin e gjatë që mbajti, hedh poshtë gjithë reformën në drejtësi.

Po the që me Veliajn është bërë drejtësi e padrejtë dhe politike, për çfarë ia ka vlejtur kjo reformë?

Po të shohësh siç thonë socialistët e tjerë nuk mund të mbahet njeriu në burg pa gjyq. Po si u mbajt Beleri, si po mbahet Meta?

Janë disa standarde që nuk përputhen fare.

Hipotezat kontradiktore dhe të pasinqerta të Partisë Socialiste mund të jenë disa, po asnjëra prej tyre nuk vlen, pasi kundërshton veten me ato që ka thënë para 6 muajsh apo një viti.

PS i intereson që ta ketë jashtë Erion Veliajn", tha Bushati. 

Të fundit